Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill është shprehur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në një situatë të vështirë.
Megjithatë ai tha se është i kënaqur që pala serbe është e gatshme për të biseduar në Bruksel këtë javë.
Gjithashtu ai ka deklaruar se është i shqetësuar që nuk ka pasur takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit refuzoi takimin në BE.
“Ne vërtet mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse mendojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja mënyrë e duhur”, tha Hill për mediat serbe, duke shtuar se është gjë e mirë që pala serbe ka treguar se është e gatshme të bisedojë./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...