Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se tejkalimi i mosmarrëveshjes për riregjistrimin e automjeteve nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve kyçe mes Serbisë dhe Kosovë.
Me rastin e fillimit të procesit të riregjistrimit, të cilin e kundërshtojnë qeveritarët në Beograd dhe serbët nga veriu i Kosovës, ka folur ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ambasadori amerikan tha se Qeveria e Kosovës ndjehet sikur është në një zonë gri, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-së dhe se Serbia ka të drejtë të ngrejë pyetjen se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë. Në vend që të diskutohen këto çshtje, thotë Hill, ne po merremi rreth çështjes se targave.
“Unë mendoj se çështja e riregjistrimit nuk do të zgjidhë dy probleme kruciale, çështjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjen e pozitës së ardhshme të komunitetit serb në Kosovë. Këto janë çështje me rëndësi kyçe, në kuptimin që çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet dhe komuniteti serb nuk do të harrohet”, tha Hill.
Ai vlerësoi se zgjidhja për targat vjen nga dialogu i Brukselit dhe se riregjistrimi nuk është gjëja më e rëndësishme me të cilën duhet të merret dialogu.
“Unë nuk jam negociator në dialog, evropianët kanë 10 vjet që punojnë shumë për këtë dhe mendoj se zgjidhja për targat por edhe për çështje tjera vjen nga dialogu i Brukselit”, tha Hill, duke shtuar se dialogu duhet të rivendoset për të zgjidhur këto çështje.
“Por dialogu nuk duhet të kthehet në ndonjë mekanizëm mosmarrëveshjesh, ne duam që dialogu të merret me çështje më të rëndësishme”, tha Hill për mediat në Beograd.
Christopher Hill i ka bërë këto deklarata duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një pritje që organizoi më 31 tetor për nder të një delegacioni biznesmenësh nga SHBA që janë duke vizituar Serbinë.
Ai ka thenë se në Serbi si pjesë e delegacionit të biznesmenëve amerikanë janë të pranishëm perfaqësuesit nga 27 kompanive të mëdha amerikane dhe se “askush nuk ka folur dhe as nuk po flet për Kosovën”. Kjo, sipas tij, sepse ata janë të interesuar për të ardhmen e ekonomisë serbe dhe çfarë mund të bëhet në këtë drejtim”./rtk
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...