Ende është tepër herët për të dhënë vlerësim rreth takimit të Nivelit të Lartë në Ohër ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Hill vlerëson se bisedimet po shkojnë “në drejtim e duhur” ndërsa vlerësoi se “shumë njerëz” e shohin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si test për “seriozitetin” e bashkësisë ndërkombëtare. “Dhe, po, mund të them se janë ‘seriozë’”, shtoi ai.
“Mendoj se po ecën në drejtimin e duhur, por duhet të presim e të shohim sepse askush nuk është pajtuar ende për diçka. Nuk do të doja të flisja për çështje specifike dhe afate kohore, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 viteve Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të formohet më në fund dhe se shumë njerëz këtë e shohin si test të asaj se sa serioz është komuniteti ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje dhe unë mund të them se janë. Duhet vetëm durim”, ka thënë Hill.
Duke folur për sanksionet ndaj Federatës Ruse, ambasadori amerikan vlerësoi se ende nuk është shumë vonë që Serbia t’i vendos ato, siç e citoi të ketë thënë “Danas”.
“Mendimi im është se Rusia nuk po e ndihmon Serbinë në asnjë mënyrë. Ata nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ata s’kanë bërë asgjë për të ndihmuar ekonomikisht, madje as mbështetjen energjetike, Serbia duhet ta paguajë”, ka thënë mes tjerash ambasadori.
Kujtojmë se Hill ka qenë prej diplomatëve amerikanë më të zëshëm sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku madje në një intervistë dhënë për Insider TV në dhjetor të vitit të kaluar, ishte shprehur se “të jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zgjidhur çështja e Asociacioni”.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media