Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Është bërë tërheqja e shortit për subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Sipas shortit të tërhequr Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë më numrin 118 në fletëvotime. Partia Demokratike do të ketë numrin 131, Lidhja Demokratike sipas shortit në zgjedhje do të garojë me numrin 124, AAK-Nisma bashkë me anëtarët tjerë të koalicionit në garë do ta ketë numrin 137. Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138.
Numri 112 do ta ketë Lista Serbe e cila nuk mori pjesë fare në tërheqjen e shortit, por atë ë bënë zyrtarë të KQZ sipas rregullave të përcaktuara.
Derisa ky subjekt politik tash zyrtarisht ka numrin për garën zgjedhore të 9 shkurtit, në PZAP është e deponuar një ankesë kundër vendimit për certifikimin e kësaj partie politike serbe. Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e këtij vendimi duke thënë se ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar, prandaj sipas tyre është i paligjshëm.
Hedhja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim i paraprinë miratimit të përmbajtjes së dizajnit të fletëvotimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se pasi që institucioni që ai drejton do ta miratojë fletëvotimin i hapet rruga procesit të votimit jashtë Kosovës që nisë më 9 janar, dy ditë para se të nisë zyrtarisht fushata e subjekteve politike në Kosovë.
“Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq me 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore. Ftoj të gjitha subjektet politike e kandidatët për deputet t’i përmbahen ligjeve”, tha në këtë ceremoni kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
SHBA vendos sanksione kundër kreut të kabinetit të kryeminis...
Isak në top formë, shënon gol në ndeshjen e pestë radhazi
Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë në Gjermani, autor...
Gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Pro...
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova
Kurti: Me Gjilanin do të vazhdojmë krah për krah deri në jet...