Hidhet mjet shpërthyes te ish-komuna paralele serbe në Leposaviq, dyshohet të jetë shok-bombë

10:03 | 31 Gusht 2024
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ( e premte) në Leposaviq është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Siç njofton policia nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të premten në veri të Kosovës, ku ka mbyllur pesë objekte të komunave ilegale në veri të vendit.

Siç njofton policia, gjatë aksionit janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte, shkruan Arbresh.info

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave policore në një operacion të ndarë në objekte përcjellëse të spitalit në Mitrovicë veri, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishek me rrethatore, dy thika dhe mbështjellës/këllëf të armës së gjuetisë./Arbresh.info/

Të ngjashme