Në mbledhjen e mbajtur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka nënshkruar dy marrëveshje me homologen nga Shqipëria, Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Marrëveshjet e nënshkruara sot synojnë zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të të dy vendeve në fushën e marrëdhënieve doganore dhe mirëqenies sociale, njofton Ministria e Financave e Punës dhe Transfereve, shkruan arbresh.info.
“Përkatësisht, marrëveshja e nënshkruar në mes të Ministrit Murati dhe Ministres Ibrahimaj që përkon me fushën e bashkëpunimit doganor, synon krijimin e një grupi të përbashkët pune, i cili do të fokusohet në vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e mundësive për bashkim doganor, përpilimin e planit të veprimit dhe hartimin e një studimi kost-benefit për mundësitë, dhe hapat që duhet të ndërmerren për bashkimin doganor Kosovë-Shqipëri”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Në anën tjetër në këtë mbledhje po ashtu, Ministri Murati dhe Ministrja Ibrahimaj nënshkruan marrëveshje që ndërlidhet me fushën e mbrojtjes sociale e cila synon vendosjen e kornizave administrative për implementimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore. Kjo marrëveshje ka si objektiv kryesor sigurimin e mbrojtjes shoqërore për qytetarët që jetojnë në të dy vendet, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtat e tyre siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës, si dhe të realizojnë të drejtën në pension nga fondi i kursimeve pensionale individuale.
Sipas kësaj komunikate, të dyja këto marrëveshje edhe më tej fuqizojnë bashkëpunimin e suksesshëm e të vazhdueshëm me Republikën e Shqipërisë dhe shtyjnë përpara vizionin e përbashkët për ngritje të mirëqenies së qytetarëve në të dyja vendet./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...