Hidhen votat e para në Gjilan

07:46 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Votat e para të zgjedhjeve të balotazhit në Kosovë, janë hedhur edhe në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur, menaxherja e qendrës më të madhe të vendvotimit në këtë komunë, Fitore Malaj, e cila ka shtuar se ky proces ka filluar me rregull duke filluar nga ora 07.00, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq Klan Kosova raporton se edhe gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Gjilanit, nuk është hasur në ndonjë parregullësi.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë i kësaj komune, i cili ka shtuar se edhe gjithë materiali qëndror është përcjellur pa ndonjë incident të mundshëm në të gjitha qendrat e votimit në Gjilan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme