Hidhen mjete piroteknike në Mitrovicën Veriore

18:11 | 3 Qershor 2023
Artiona Citaku

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas policisë, ky shpërthim ishte nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët serbë të cilët ishin duke festuar.

“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë në veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani në një përgjigje për Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme