Ka disa ditë, që janë pothuajse të njëjta çmimet e derivateve në HIB Petrol, Al Petrol e Exfis, kompanitë më të mëdha që merren me shitjen e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Çmimi nuk ju dallon shumë as në shitjen e derivateve Unleaded 100 RON Power, Euro Super 95, Euro Diesel 10 PPM, Euro Diesel 10 PPM Power.
Ligji për mbrojtjen e konkurrencës, rregullon marrëveshjet e ndaluara apo praktikat e bashkërenduara.
Më këtë çështje, sipas ekonomistit, Mustafë Kadriaj, do të duhej të merrej Ministria e Tregtisë.
Ai e quan të “zakonshëm” dakordimin për çmime në mënyrë jo formale.
“Oligopoli ekonomik ku bizneset merren vesh për harmonizim të çmimit me marrëveshje zakonisht jo formale. Që në këtë rast Ministria e Tregtisë duhet të thotë fjalën e vet përmes inspektorëve relevant. Jo për faktin që ekonomia e Kosovës vepron sipas konkurrencës së plot. Së paku sipas ligjeve ne fuqi”, deklaron Kadriaj.
Në Ministrinë e Tregtisë, konkretisht në Inspektoratin e Tregut nuk kanë dhënë një përgjigje në lidhje me këtë, pavarësisht interesimit të portalit.
“Kryeinspektori është në terren”, janë përgjigjet e tyre për disa herë radhazi sa i ka telefonuar portali arbresh.info, duke mos kthyer ndonjë përgjigje as në formë elektronike.
E ata që merren me monitorimin e këtyre çmimeve, kanë bërë të ditur se pikërisht për këto çështje ata janë ende në gjykatë me kompani të ndryshme.
Valon Prestreshi nga Autoriteti i Konkurrencës, duke folur për këtë çështje është shprehur i bindur se do të fitojnë rastin me kompanitë e dënuara.
“Momentin që kemi zëvendësueshmëri dhe mundet qytetari ta bëjë përzgjedhjen, atëherë jemi në nivelin e konkurrencës në momentin që të gjitha pompat e kanë njëjtë atëherë lind dyshimi dhe problemi, se s’ju lejon qytetarëve të bëjnë diferencimin. Para vendimit të Autoritetit kemi pas diferencim 1 deri 2 cent tani kemi diferencim më të lartë. Qytetarët kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen”, deklaron Prestreshi.
14 kompani u dënuan në maj të këtij viti me mbi katër milionë euro, për çrregullim të konkurrencës në treg gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.
Kompanitë që pothuajse edhe tani kanë çmime të ngjashme janë në mesin e kompanive të dënuara në maj të këtij viti.
EXFIS u dënua me 537,899 euro, Al Petrol u dënua me 989,493 euro dhe HIB Petrol u dënua me 1,108,988 euro.
Hetimi lidhur me këtë rast kishte filluar në fillim të vitit 2019, kur ishin ngritur dyshimet se operatorët e shitjes me pakicë të derivateve të naftës nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale me rastin e caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018./V.Selimi/arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër