Ish-hetuesja në rastin e gjykimit të Slobodan Millosheviqit dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, e ka cilësuar Gjykatën Speciale si të krijuar për interesa politike të Serbisë.
“Dhomat e specializuara të Kosovës janë krijuar dhe kanë pasur për qëllim kryesor zbutjen apo përafrimin e Serbisë në një rrugë tejet të rëndë, e që duhet dialogu i Brukselit”, ka thënë Tromp në intervistën e dhënë në rtk.
“Po, kjo është e dukshme që ka një prapavijë interesante politike. Pse e themi këtë duke marrë parasysh atë që po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe këto aktakuza që janë shpallur nga kryeprokurori kundër prijësve të Hamasit dhe Izraelit. Pra, trazirat, krimet e luftës po ndodhin çdo ditë, por vetëm një numër i përzgjedhur i këtyre krimeve në rajone të caktuara do të trajtohen në Hagë”, ka deklaruar ajo.
Tutje Tromp ka thënë se mungon vëmendja publike në sferën ndërkombëtare ndaj gjykimeve dhe vendimeve që merr kjo Gjykatë me seli në Hagë.
“Nuk ka fare vëmendje të gjerë të publikut se çka po ndodh në Dhomat e Specializuara. Kosova sigurisht se i kushton vëmendje për arsye të kuptueshme, por edhe vendet e ish-Jugosllavisë nuk është se raportojnë mbi atë se çfarë po ndodh. Pra cili do të ishte qëllimi i kësaj gjykate nëse nuk bën jehonë në gjithë rajonin, a nuk e marrin seriozisht transmetuesit këtë gjykim apo është interesim i përgjithshëm që askush s’arrin të kuptojë se çfarë po bën kjo gjykatë”, ka thënë ajo.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League