Zëvendës-kryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, mund të përballën me drejtësinë. Prokuroria Speciale ka nisur hetime parapenale ndaj tyre, pasi dyshohet se kanë shkaktuar konflikt interesi, duke votuar për zgjatjen e mandatit të tyre.
Prokurori i Speciales, Ali Rexha, i ka konfirmuar Kohavisionit inicimin e këtyre hetimeve, duke shtuar se i ka zgjeruar ato edhe për ish-anëtarin tjetër të KPK-së, profesorin Bajram Uka.
Rexha thotë se ka prova të bazuara se Jetishi, Maloku dhe Uka kanë shkelur Kodin Penal të Kosovës, duke kryer veprën penale të konfliktit të interesit, raporton KTV.
Prokurori Rexha thotë se i ka kërkuar Këshillit Prokurorial të Kosovës që t’ia dorëzojë të gjitha dëshmitë dhe letrat që Këshilli i kishte pranuar nga Ambasada Amerikane, Bashkimi Evropian, të cilat kërkonin parandalimin e konfliktit të interesit.
Një mendim të tillë e kishte dhënë edhe Agjencia Kundër Korrupsionit, nëpërmjet një përgjigjeje dërguar kryesuesit të atëhershëm të Këshillit, Sylë Hoxha, duke ia përmendur nenin 6 të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.
Në anën tjetër Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se meqë konflikti ka ndodhur para 3 vjetësh, kjo çështje tashmë tejkalon kompetencën e Agjencisë për parandalim të konfliktit të interesit. Kohavisioni ka kontaktuar zëvendëskryeprokuroren Sevdije Morina, e cila ka theksuar se momentalisht nuk do të merret me pretendimet e prokurorit Rexha, pasi sipas saj, ato mund të jenë të natyrës personale, meqë Rexha dikur ishte vartësi i saj. Ndërkaq, prokurori Jetish Maloku kanë qenë i paqasshëm në telefon.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...