Inspektorati Policor i Kosovës është duke hulumtuar se kush nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është duke përfituar pension të invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyrtarë policorë kanë konfirmuar për AktivPress se ky hetim ka kohë që ka filluar dhe se inspektorët policorë tashmë i kanë dosjet për secilin polic.
Hetimi, pretendohet të ketë nisur mbi bazën e dyshimeve se disa prej pjesëtarëve të Policisë kanë marr certifikatat e invalidit të luftës tek në kohën kur ka filluar regjistrimi i kategorive të dala nga lufta.
Të tillët pritet të kenë pasoja deri në pezullim apo largim nga puna për faktin se nuk kanë treguar besnikëri ndaj shtetit kur kanë aplikuar për punë në Polici.
Pos kësaj, pjesëtarët e Policisë janë të obliguar ta plotësojnë një formular me të dhëna për ta, dhe aty ta konfirmojnë se çdo deklarim i rrejshëm paraqet vepër penale.
Inspektorati Policor e ka pranuar se është duke i trajtuar këto raste.
“Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se trajton secilin informacion që pranon e që është në kuadër të kompetencave ligjore të IPK-së duke përfshirë edhe informatën që ju keni potencuar në kërkesën tuaj”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.
Për t’u bërë pjesë e Policisë, secili duhet të kaloj nëpër testin shëndetësor- pra duhet të jetë i aftë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psiqik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...