Google ADS

Hetohen 44 policë, 4 prej tyre për ‘Korrupsion’

09:24 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

44 zyrtarë policorë po hetohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale dhe 12 kallëzime penale kundër disa policëve janë dërguar në prokuroritë kompetente nga Inspektorati Policor i Kosovës. Ndërsa në vitin e kaluar rreth 80 zyrtarë policorë janë larguar nga Policia e Kosovës.

Ndonëse janë të thirrur për ta mbrojtur ligjin, është i madh numri i zyrtarëve policorë të cilët vetë janë të përfshirë në vepra penale.

Rreth 330 ankesa kundër zyrtarëve policorë janë adresuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) vetëm në tre muajt e parë të këtij viti

Kurse nën hetim të Inspektoratit Policor të Kosovës janë 44 policë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Zyrtarë të këtij institucioni pohojnë se gjatë tre muajve të parë të këtij viti 12 kallëzime penale ndaj zyrtarëve policorë janë dërguar në Prokurori.

Zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka i ka thënë gazetës “Zëri” se IPK-ja gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ka pranuar dhe ka menaxhuar 326 ankesa dhe informata.

“Prej tyre njëqindedyzet (140) ankesa janë dërguar në Departamentin e Hetimeve – IPK për hetim penal, kurse 183 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës, një (1) ankesë është dërguar në një institucion tjetër dhe dy ankesa (2) janë mbyllur në IPK”, thotë Beka

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme