Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka thënë se ngritja e disa çmimeve të produkteve bazë në Kosovë, është rezultat i ngritjes së çmimeve nga vendet tjera, nga të cilat Kosova importon.
Ai në një tryezë ku është folur për ngritjen e çmimeve, në një tryezë të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore, tha se ky institucion nuk ka kompetencë të veprojë në ngritjen e çmimeve.
“AAK ka mandat të mbrojtjes së konkurrencës së lirë. Ne mund të veprojmë vetëm kur cenohet konkurrenca e lirë në treg. Ne nuk kemi autoritet të veprojmë në ngrijën e çmimeve”, tha ai, raporton arbresh.info
Ai tha se në mungesë të bordit ata janë të hendikepaur, pasi nuk mund të nisin hetime.
“Ne jemi në mungesë të bordit dhe as nuk und të mbyllim ndonjë rast, apo të nisim hetime”, tha Imeri.
Ai tha se ky institucion ka bërë hulumtim për gjashtë mujorin e parë të këtij viti lidhur me çmimet e vajti. Sipas tij, mungesa e prodhimit në Kosovë ka bërë që ky çmim të ngritët. Por ai tha nuk ka keqpërdorim nga kompanitë që importojnë dhe shpërndajnë vajin në Kosovë./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...