Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit, Prokuroria e Shtetit jep detaje

15:47 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit të Kosovës është duke kryer hetime intensive për vrasjen e politikanit nga veriut i Mitrovicës, Oliver Invanoviq.

Prokuroria e Shtetit përmes një përgjigje për portalin lajmi.net ka thënë se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e kryerësve të kësaj vrasje.

“Ju njoftoj se lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e kryerësve të kësaj vrasje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurirsë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se në veturën që është gjendur e djegur dhe që dyshohet se është përdorur për vrasjen e Invanoviqit, kanë qenë dy persona.

Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 6 plumba, që sipas autoriteteve, arma ishte me përmbysës të zhurmës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme