Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari nuk kanë përfunduar ende. Intervistimi i dy mjekëve ligjorë si dhe ekspertiza e analizave të video incizimeve të kamerave të sigurisë do t’i japin fund investigimit lidhur me rastin ‘Dehari’.
Prokuroria Themelore në Prizren po e shqyrton mundësinë që të dërgojë disa hetues për t’i intervistuar si dëshmitarë dy mjekët ligjorë, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj,të cilët, me kërkesë të familjes, kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit Deharit.
Të dy këta kanë bërë raport lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit.Prokurori i këtij rasti Metush Biraj ka thënë që rezultatet e ekspertizës së kamerave të sigurisë shumë shpejtë të kthehen në Kosovë nga Austria. “…jemi në pritje të rezultateve të ekspertizës së video incizimeve. Jemi në pritje edhe të dërgimit të hetuesve tanë që t’i intervistojnë të dy mjekët ligjor që kanë marrë pjesë në ekspertizën në rastin Dehari. Po shikojmë që të gjejmë ndonjë mënyrë që t’i intervistojmë ata si dëshmitar”, ka thënë Biraj për Gazetën Express.
Sipas kryeprokurorit të prokurorisë themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në bazë të raportit të mjekëve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Asterit Dehari ka kryer vetëvrasje në qendrën e paraburgimit në Prizren.Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të këtij viti.Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të këtij viti.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...