Google ADS

Hetimet për ndërtimet pa leje rreth Batllavës, reagon Bulliqi

11:58 | 5 Gusht 2022
K.B

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se janë duke i shqyrtuar deklaratat publike të ish-drejtorit të Inspeksionit në Podujevë, Besnik Mulliqi, që u shkarkua nga Bulliqi, në lidhje me pengimin në kryerjen e punës së tij si drejtor inspeksioni.

Bulliqi ka thënë se i gëzohet këtij lajmi dhe se mirëpret çdo hetim me qëllim të zbardhjes së të vërtetës lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se do të bashkëpunojë më Prokurorinë.

“Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës. I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje. Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zone” ka shkruar Bulliqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme