Google ADS

Hetimet për Ivanoviqin tani i zhvillon Prokuroria Speciale

12:34 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Hetimet për vrasjen e politikanit nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq tani e tutje do të kryhen nga Prokuroria Speciale.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se me rastin tani do të merret një prokuror i Prokurorisë Speciale i cili do ta merr gjithës dosjen.

Deri tani hetimet janë zhvilluar nga Prokurori i Shtetit të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit kishte thënë se është duke u punuar intensivisht për zbardhjen e kryerësve të kësaj vrasje, mirëpo pavarësisht kësaj deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 16 janar./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme