Google ADS

Hetimet e vrasjes së Klodian Rashës, zbardhet rrëfimi i policit të arrestuar

15:53 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në pemën ku ai ishte mbështetur përpara se të ndiqej nga policia ka mbetur si dëshmi njoftimi i vdekjes së 25-vjeçarit.

Në kërkesën për oficerin e arrestuar, për të cilin do të kërkohet burg, prokuroria tregon se si dy policë po kontrollonin një makinë të rastit, kur njëri prej tyre konstatoi të riun që qëndronte i mbështetur në rrugë dhe i thirri, “o djali ndalo pak”.

Klodiani vrapoi dhe kaloi në krahun tjetër të rrugës, kurse polici thërriti “ armë”.

Ky paralajmërim e shtyu kolegun e tij të njoftojë sallën e të kërkojë përforcime. Njëri nga policët që ju vu pas dhe polici që po e ndiqte pretendon se në rrugica i riu i kërkonte mos ta ndiqte se do ta vriste, dëgjoi zhurmë të ngjashme me mbushjen e një pistolete.

Polici thotë se Klodiano e flaku pistoletën miniblow në këtë rrugicë.

Teksa policia pretendon se pistoleta miniblow u gjet shumë larg vendit ku u vra Klodian Rasha, polici që e qëlloi atë, në deklaratën e dhënë para prokurorisë pretendon se gjendej 20 deri në 25 metra larg tij.

“Unë e pashë që më ngriti dorën me sendin e dyshuar si pistoletë”, thotë efektivi, tashmë i arrestuar.

Efektivi pretendon se u rrëzua për tokë dhe se nga andej e qëlloi Klodianin në gjymtyrët e poshtme.

“U ngrita në këmbë nga frika, teksa Klodian Rasha vraponte e qëllova sërish. Klodian Rasha u rrëzua në hyrje të rrugicës që të çon në shtëpinë e tij, ku dhe ka dhënë shpirt”.

Prokuroria deklaron se pret ekspertizën e kamerave të sigurisë që do të vërtetojnë se çfarë itinerari ka ndjekur i riu dhe se çfarë ndodhi në vendin ku ai u qëllua me armë zjarri me dy plumba, njëri prej të cilëve nuk e preku kurse tjetri nga pas shpine i preku zemrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme