Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, synon që të mbledhë materiale që mund të shfrytëzohen nga të gjithë akterët.
Drejtori i këtij instituti Atdhe Hetemi bëri me dije se dokumentimi i krimeve të kryera në Kosovë mund të marrë kohë të konsiderueshme. “Ne në planet tona të punës që kemi katër faza të zhvillimit sa i përket dokumentimit. Faza e parë është e mbledhja, pastaj verifikimi, përpunimi dhe arkivimi i materialeve”, tha Hetemi.
Drejtori i këtij instituti Atdhe Hetemi, në RTK, tha se deri tani kanë arritur të kenë bashkëpunime edhe me institucioneve të ndryshme që kanë qëllim dokumentimin e krimeve të luftës që janë kryer në Kosovë.
‘Na vazhdimësi kemi arritur të mbledhim materiale të ndryshme, komuna, organizata, individë etj. Kemi material të shtypur, kemi material me qindra orë inxhizime të luftës në Kosovës, fotografi etj. Po ashtu ne kemi kërkuar edhe nga komunat që të dorëzojnë në Institut materialet që ato i kanë”, theksoi Hetemi.
Ai tha se mund të ketë dokumente që kanë humbur dhe ka edhe prej atyre materiale që kanë edhe dëshmitarë që kanë ndërruar jetë. Hetemi ka thënë se kanë pasur takime edhe me kryetarët e komunave, në kërkim të dokumentimit të krimeve që janë kryer ndaj popullit të Kosovës nga ana e regjimit të Serbisë.
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...