Ndonëse larg nga Prishtina e zhurma e saj, fshati Orllan në kufi me Serbinë nuk ka mbetur anash ngjarjeve të fundit në Kosovë.
Përhapja e sëmundjes që tashmë ka përfshirë botën Covid-19, ka prekur edhe këtë vend ndonëse jo në mënyrë direkte.
Dikur ky fshat që përveç bukurisë dhe peizazhit që ka falur natyra ka edhe liqenin artificial tashmë ka humbur gjallërinë e dikurshme.
Heshtja tashmë ka rënë.
Edhe ata pak banorë që kanë mbetur janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre pas vendimit të Institucioneve Shëndetësore për kujdes dhe mos lëvizje si shkas për mos përhapjen e këtij virus duke kufizuar lëvizjet e tyre.
Kryetari i këtij fshati Nuhi Selimi ka treguar për arbresh.info se banorët e këtij fshati kanë probleme me sigurimin e miellit në këtë kohë të gjendjes emergjente.
“Nuk janë të përgatitur sa duhet sidomos me miell. Është gjendje e vështirë e ne veçanti për sigurimin e miellit. Nga rasti i djeshëm ku kanë kërkuar të vendoset gjendja e jashtëzakonshme banoret janë të shqetësuar pasi që nuk e din se si do të furnizohen me gjëra esenciale ushqimore”.
Tutje ai ka treguar se ndonëse dyqanet e vogla në këtë fshat janë të furnizuara mirë deri tash, Selimi thekson se deri më tani gjendjen janë duke e përcjellur se bashku me shtabin e emergjencës së Komunës së Podujevës.
“Situata është duke u përcjell në bashkëpunim më shtabin komunal nga Komuna e Podujevës. Këtu në këtë fshat të vogël shitoret e vogla që gjenden janë të pajisura mirë me gjëra esenciale nga të cilat banorët po furnizohen”.
Kujtojmë se në Kosovë nga pandemia e virusit Covid-19 deri më tash numri i të prekurve ka shkuar në 19 raste.
Ndërsa Presidenti i vendit ka kërkuar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, por që pritet të marrë miratim e Kuvendit./arbresh.info/
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...
Moti sot në Shqipëri
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...