Heshtja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, karshi situatës politike të krijuar në vend duket se po e favorizon koalicionin PAN, të cilët kanë kërkuar ende kohë për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit.
Madje nga analisti, Donik Sallova kjo shihet si një lojë e PDK-së dhe Hashim Thaçit që përmes shtyrjes së seancave, do t’ia mundësoj presidentit që të shpall zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Presidenti Thaçi është brenda rolit në kuadër të lojës së PDK-së, plani i së cilës si duket janë zgjedhjet e reja. Koha e kërkuar dje nga PDK prej rreth dy javësh konsultime për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe me një shtyrje tjetër prej pak ditësh do t’ia mundësoj presidentit që më kërkesë të partive t’i shpalle zgjedhjet e jashtëzakonshme po në ditën kur janë caktuar zgjedhjet lokale. Ky është plani i PDK-se dhe ky do jetë shërbimi i presidentit”, tha Sallova për “arbresh.info”.
Por, ndryshe nga Sallova mendon analisti tjetër Imer Mushkolaj, i cili thotë se presidenti nuk ka çfarë të reagoj në këtë situatë, sipas tij presidenti duhet të reagojë kur e she se bllokada po zgjat dhe krijimi i institucioneve po zvarritet edhe me tej.
“Presidenti, në bazë të kompetencave kushtetuese, nuk ka çfarë të reagojë tash për tash, të paktën jo derisa të krijohet një gjendje e re në Kuvend, në kuptimin që Kuvendi të prodhojë një vendim, qoftë ky refuzimi me vota i kandidaturës së pretendentit për kryetar. Por, nëse presidenti e sheh se bllokada po zgjat dhe krijimi i institucioneve po zvarritet dhe, po ashtu, se nuk ka vullnet në mesin e subjekteve politike për të ecur përpara, atëherë ai duhet të provojë që të gjejë një zgjidhje kompromisi në një tryezë politike”, ka thënë Mushkolaj për arbresh.info.
Më herët gjatë ditës edhe Mazllum Baraliu, është shprehur se presidenti Thaçi është dashur të reagoj qysh të enjten për këtë çështje.
Rezultatet e 11 qershorit pamundësuan konsolidimin e shpejtë të institucioneve të vendit, duke mbetur të ndara dy tabore politike, PAN-i si fitues i zgjedhjeve me minoritetet, dhe Lëvizja Vetëvendosje me koalicionin LAA.
Të dy këto tabore kanë nga 60 deputetë, nga 120 deputetë sa ka gjithësej i gjithë Parlamenti i Kosovës./arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj