Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së Partia Demokratike e Kosovës PDK-ja së bashku me partitë në koalicion është fituese e zgjedhjeve duke marrë 33% të votave apo 41 deputetë, shkruan arbresh.info
Të dielën pas daljes së disa rezultateve ku PDK-ja radhitej si partia e parë filluan festime në sheshin “Skënderbe”, por nga ajo ditëPDK-ja është e heshtur jo si jemi mësuar ta shohim më parë ku fitorja e tyre bënte jehonë gjithandej.
Lidhur me këtë analistët në një prononcim për arbresh.info kanë thënë se heshtja e PDK-së vjen si pasoj e rezultateve të arritura pasi që kjo parti ka rënë dukshëm. Sipas tyre organizimi i Vetëvendosjen po e bënë PDK-në ta humb lojën në territor të saj.
Analisti dhe njohësi i drejtësisë Muhamet Kelmendi në një prononcim për Arbresh.info tha se PDK-ja së bashku me partnerët e saj kanë rënë dukshëm në këto zgjedhje.
“Heshtja e PDK-sëkuptohet se vjen nga gjendja e krijuar dhe nga rezultatet e arritura ne zgjedhje. PDK dhe koalicioni rreth këtij subjekti kanë rene dukshëm ne zgjedhje. Edhe pse dolën si subjekte të para me koalicion, ndërtimi i qeverise nga ky koalicion është i rëndë. Nuk pritet që çështja të zgjidhet. Duhet të presim që tëkalojnë afatet e përcaktuar me norma kushtetuese dhetë gjitha na shpijnë neve në zgjedhje tëjashtëzakonshmepër Kuvendin e Kosovës” tha Kelmendi.
Ndërsa analisti Dardan Islami tha se heshtja e PDK-sëështëlojë e Kadri Veselit për ta analizuar situatën, por organizimi i Vetëvendosjen po e bënë PDK-në ta humb lojën në territor të saj.
“PDK-në në asnjë moment nuk e gjen të papregaditur para situatave, ata parashikojnë dhe analizojnë te gjithëskenarët e mundshëm gjate planifikimit, kjo ishte arma e tyre e fshehte. Këtë metode të organizimit përfundimisht po e aplikon e vetmja Vetëvendosja parti kjo e strukturuar si PDK, tash e sa kohe, dhe kjo analize, planifikim,organizim po e bënë PDK-në ta humb lojën në terrenin e saj, pra Vetëvendosja diti ta godas në pika tëdobëta” tha Islami.
Rezultatet preliminare renditin Levizjen Vetëvedosje të dytën, dhe koalicionin LDK-AKR të tretët më të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj