“Heshtja” e partive politike mund të lë Vjosa Osmanin në pozitën e presidentes së Kosovës

08:55 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Hiç nuk është për të dyshuar që Lidhja Demokratike e Kosovës do të përkrahë kandidaturën e Vjosa Osmanit që të mbetet Presidente e Kosovës.

Duke u nisur nga fakti se kjo parti e përkrahu kandidaturën e Osmanit si kryeministre në zgjedhjet e fundit, kështu e sheh analisti politik Faton Abdullahu i cili thotë se ekziston mundësia që të ketë pajtim mes tyre dhe të përkrahet Osmani edhe për presidente.

“Ende nuk ka elemente të mjaftueshme që mund të konstatoj se paritet politike po pajtohen që Vjosa Osmani të vazhdojë me postin e u.d presidentes. Por, ka mundësi pas gjithë atyre kritikave të Vjosa Osmanit për LDK e Isa Mustafën edhe këta e kanë vendos si kandidatë për kryeministre, hiç nuk është për të dyshuar se këta (LDK) e përkrahin edhe kandidaturën e saj me mbet presidente”, ka thënë Abdullahu në një përgjigje për portalin arbresh.info

E, heshtjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Abdullahu e arsyeton me zhvillimet e fundit nga Dhomat e Specializuara.

Ai thotë se PDK është në hall të madh me Gjykatën Speciale.

“PDK është në hall të madh me gjykatën dhe nuk mund te merr vendime të shpejta se ka një turbulencë organizative”, thotë ai.

Përpjekjet e Ramush Haradinaj për të zënë pozitën e kreut të shtetit, sipas Abdullahut janë problem numrat në Kuvend.

“Ramushi e ka agjendën e vet e ka të drejtë të kërkojë atë për president, por sa i përket numrave janë gjasat e pakta”, tha mes tjerash analisti Faton Abdullahu

Haradinaj madje shkoi për t’i vizituar PDK-në e Nismën, por në një deklaratë për media tha se nuk kishte temë diskutimi çështja e presidentit.

Abdullahu thotë se ende janë të paqarta qëndrime te tyre, por sipas tij ka ende kohë për zgjedhjen e presidentit.

Kujtojmë, se aktualisht në ulësen e të parit të shtetit është Vjosa Osmani e cila po e ushtron detyrën si presidente pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Osmani ka të drejtë 6 muaj të ushtrojë detyrën si presidente e vendit./arrbesh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme