Google ADS

Heshtja e partive, “ankthi” i koalicioneve të minutave të fundit

12:39 | 30 Gusht 2019
arbresh.info

Partitë politike deri në orën 00:00 mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionet parazgjedhore.

Deri më tani asnjë koalicion nuk është dorëzuar në KQZ, duke mbetur kështu mundësia e hapur e partive politike për koalicione në minutat e fundit të afatit ligjor.

“Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë koalicion në KQZ”, është shprehur për arbresh.info zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Koalicionet e deritanishme të deklaruara por që ende nuk janë dorëzuar zyrtarisht në KQZ janë AAK-PSD, NISMA-AKR-PD,  dhe koalicioni i disa partive serbe.

Partitë më të mëdha në vend Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë bërë të ditur ndonjë koalicion deri në këto momente.

Përkundër përpjekjeve, LVV dhe LDK deri më tani nuk kanë arritur të dakordohen për postin e Kryeministrit.

Në PDK janë deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme nacionale do të garojnë të vetme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme