Anëtarët e kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë qëndrimin e shefit të Qeverisë, pas kërkesës së Rrahim Pacolli, sekretar i Aleancës Kosova e Re për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Arbër Vllahiu, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, refuzoi të prononcohet për “Gazeta Blic” pas kërkesës së Pacollit për shkarkimin e këtij ministri, nën dyshimin se vite më parë i njëjti kishte keqtrajtuar disa banorë në një bllok banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
“I kam vetëm një për qind bateri në telefon dhe nuk mund të flasë. Nuk po shoh asgjë urgjente që në këtë kohë të prononcohem”, tha Vllahiu.
Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Meliza Haradinajn, këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj, e cila po ashtu nuk ishte në gjendje të prononcohet lidhur me çështjen, por kërkoi që pyetja t’i përcillet me SMS përmes telefonit, në atë mënyrë që siç tha ajo “t’ia përcjell zyrës së informimit”.
Por as rreth 20 minuta më vonë “Gazeta Blic” nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë rast.
Qeveria Haradinaj, u formua me besimin e 61 deputetëve nga radhët e koalicioni PANA dhe Lista Serbe më 9 shtator.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës