Qytetit të Drenasit iu shtuan dhe dy shtatore të dy heronjve. Në sheshin “Fehmi Lladrovci” u përuruan shtatoret e Rasim Kiçinës dhe Bedri Shalës. Që të dy u cilësuan si sinonim i lirisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronazhin e të cilit është bërë ky organizim, tha se dy heronjtë Rasim Kiçina dhe Bedri Shala dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës dhe se ata janë sinonim i lirisë.
I pari i shtetit theksoi nevojën dhe të ndëshkimit të gjenocidit dhe krimeve serbe në Kosovë.
“Shtatorët e heronjve të Kosovës do të qëndrojnë në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ pranë heronjve të kombit. Këta dy heronj përfaqësojnë figurat tipike të UÇK-së. Të dy i ka bashkuar lufta e drejtë e UÇK-së dhe ideali për bashkim kombëtar. Rasimi dhe Bedriu ishin sinonim i luftës për liri dhe çlirimit të Kosovës. Ende me plagët e luftës të cilat nuk janë shëruar, shteti i Serbisë ushtroi gjenocid dhe masakra anë e kënd Kosovës. Krimi dhe gjenocidi i Serbisë nuk është ndëshkuar, por nuk do të vjetrohet kurrë”, tha Thaçi, raporton Ksp.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duke përmendur rolin e Rasim Kiçinës dhe Bedri Shalës gjatë luftës në Kosovë, tha se këta janë dy kolosë të lirisë së Kosovës.
Ndërsa, për kryetarin e shoqatave të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, themelet e ndërtimit të shtetit janë bërë nga dëshmorët e kombit.
Në emër të dy familjeve të heronjve, Xheladin Shala tha se këta heronj janë bashkuar në shesh për t’i bërë roje atdheut.
Edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, të rënë heroikisht 20 vjet më parë.
“Lufta dhe rezistenca heroike e trimave Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kanë ngelur në kujtesë të pashlyeshme të popullit shqiptar dhe bashkëluftëtarëve, me të cilët luftoi deri në rënien heroike, me 30 maj të vitit 1999. Andaj, sot, në këtë vit jubilar, kujtojmë me respekt të lartë sakrificën e tyre sublime, që vetëm trimat e vërtetë bëjnë të tilla veprime. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Jashari në llogarinë e tij në Facebook.
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
Musliu-Shoshi sot do të dorëzoj kërkesën në Prokurorinë Spec...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...