Shpesh herë duke u munduar të shpëtojnë jetën e të tjerëve, zjarrfikësit rrezikojnë jetën e tyre.
Për zjarrfikësit e Kosovës, viti 2019 ka qenë me intervenime e sfida të shumta.
Latif Zeka, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve tha për Ekonomia Online se kanë pasur 1 922 dalje profesionale në raste të zjarreve, aksidenteve, shpëtim njerëzish, si dhe furnizim me ujë të pijshëm.
Zeka tregon se vetëm para disa dite kanë shpëtuar një person nga një aksident që kishte ndodhur në trafik, duke e nxjerrë nga një kamionetë.
“Rasti i fundit ka qenë këtë muaj, e kanë shpëtuar e kanë nxjerrë prej një kamionete zjarrfikësit, ku ajo kamionetë u ndesh me një kamion dhe e kanë shpëtuar e kanë nxjerrë të gjallë, ka pas disa thyerje mirëpo i gjallë”, theksoi Zeka.
Mirëpo, ai tregon se zjarrfikësit përballen edhe me situata të rënda, kur ata duhet të tërheqin edhe qytetarë të vdekur si shkak i aksidenteve në komunikacion.
“Të vdekur qytetarë nga aksidentet komunikacioni, gjithsej kanë qenë deri në muajin e 11 kanë qenë 3, të lënduar 9 prej qytetarëve aty ku i kanë tërheq”, u shpreh Zeka.
Zeka thotë se për të gjithë zjarrfikësit është një punë e vështirë, pasi nuk e dinë me çka ballafaqohen deri në momentin kur mbërrijnë në vendin e ngjarjes.
Një nga momentet më të vështira thotë të jenë zjarret që ndodhin në banesa shumëkatëshe.
“Vërtet është e vështirë se nuk dinë se me çka po ballafaqohesh deri në momentin kur mbërrin në vendin e ngjarjes. Asnjëherë nuk e ki të saktë se çka po ndodh. Dihet që është zjarr por momentet më të vështira janë për zjarrfikësit është kur është banesë shumëkatëshe, aty kur është mesin se prej zjarri kur ndodh në një banesë atëherë tymoset për shpëtim të njerëzve, duhet me i tërheq ata njerëz prej lartësie me i qit poshtë. Kjo dmth është sfiduese, sfiduese është edhe shtëpitë ose vërshimet, këto por zjarret më të theksuara edhe më të rrezikshme janë kur ndodhin në banesa shumëkatëshe”, tha më tej Zeka.
Ai tregon se përgjatë këtij viti, muaji mars ka qenë më i theksuar me 345 dalje për shkak të zjarreve fushore-malore.
“Ne kemi intervenuar aty ku kemi nevojë por neve zjarrfikësit kanë qenë, ka pas edhe raste sidomos gjatë fillimit të vitit në mars , marsi ka qenë më i theksuari dmth i kemi pasur gjithsej në mars i kemi pasur 345 dalje. Më i theksuari sa ka qenë thatësia, dimri që e dimë që ka qenë i thatë edhe aty kemi pasur zjarre fushore malore më së shumti dmth këtu ka pas raste kur nuk kemi mundur me mbulua krejt ku ka pas nevojë për ne”, tha ai .
E duke krahasuar vitet për punën e zjarrfikësve, Zeka tregon se viti 2015 veçohet për shkak të numrit të madh të intervenimeve e që ka qenë 2000.
“Viti që po e ceki 2015 kemi pasur më së shumti intervenime fushore malore, dmth kanë qenë shumë të theksuara nëpër fusha nëpër male kjo ka qenë, edhe ky vir është por jo sikur viti që e ceka pak më parë”, tregoi Zeka.
Zeka thotë se ka disa raste kur zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore gjatë intervenimeve, por që asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.
“Ka nëpër botë ka edhe të vdekur , si rasti i fundit ka qenë në Itali, ku ka pasur të vdekur 3 ose 4 zjarrfikës. Te ne të lënduar po, me lëndime të vogla por të vdekur jo, për fat të mirë nuk ka pasur”, u shpreh ai.
Ai thotë se përgjatë këtyre viteve sa funksionon Brigada e Zjarrfikësve, asnjëherë nuk kanë marrë ankesa nga qytetarët.
Por, përveç punës së palodhshme të zjarrfikësve, ata ballafaqohen edhe me disa probleme, si numri i vogël i zjarrfikësve, për të cilën Zeka thotë se vetëm për Prishtinë do duhej të ishin mbi 200.
“Zjarrfikësit nuk janë të mjaftueshëm, janë shumë pak. Prishtina duhet t’i kishte mbi 200 zjarrfikës, a ne krejt jemi 98 zjarrfikës. Nuk kemi sigurim shëndetësor që është një nga sfidat kryesore, që 20 vjet zjarrfikësi nga momenti që del me ardh në punë e deri në momentin që shkon në shtëpi, ai është i rrezikuar edhe nuk kemi sigurim shëndetësor. Orët shtesë që i kanë, orët e natës, orët e festave këta nuk i gëzojnë”, tha ai.
Mirëpo, një problem tjetër me të cilin përballen zjarrfikësit tash e 8 vjet, është statusi i tyre i pazgjidhur. Për shkak të kësaj, zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar disa herë.
“Problemi kryesor veç po bëhen 8 vjet që zjarrfikësit nuk kanë status. Ligjërisht jemi punëtorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të Agjencionit të Menaxhimit të emergjent, rrogat dhe investimet deri më tash i kemi marr në Komuna. Këtu është problemi se statusi i zjarrfikësve ende nuk është zgjidhur”, theksoi më tej Zeka.
Por, Zeka shpreson që statusi i zjarrfikësve të zgjidhet në vitin 2020, e që do të ndikonte edhe në numrin e shtimit të punëtorëve.
“Ne kemi pritur që 8 vjet po presim ende. Për vitin që do të vjen sa kom informata as Agjensioni i Menaxhimit Emergjent as Komuna nuk kanë paraparë buxhet për zjarrfikësit për investime kapitale por shpresoj dhe besoj ndoshta në të ardhmen vitin që po vjen do të zgjidhet statusi e atëherë edhe do të pranohen punëtorë të rinj, do të paguhen zjarrfikësit që nuk janë paguar deri më sot”, tha ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...