Posta e Kosovës ka promovuar pullën postare në nderim të gjeneral Xheladin Gashi-Plaku.
Kjo pullë postare është lëshuar në qarkullim me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij.
Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha tha se Plaku ishte një personalitet me guxim e atdhetar. Hoxha foli për jetën dhe veprën e gjeneral Plakut duke thënë se respekti për jetën dhe veprën e tij do të jetojë gjithmonë.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli theksoi se Plaku ishte njëri nga njerëzit më kontributdhënës për vendin.
Veseli tha se sot është ditë e veçantë për Kosovës dhe se Plaku është shpallur hero i Kosovës me plotë të drejt sepse ai vërtetë ishte dhe është hero i Kosovës.
Në emër të bashkëluftëtareve dhe bashkëveprimtarëve foli Nait Hasani i cili tha se Plaku ishte mësues, ideator. Hasani tha se Plaku ishte ai që u jepte guxim, vullnet për të ecur përpara me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se ajo që është e rëndësishme që Plaku edhe tash është në mesin e të gjallëve me punën dhe veprën e tij.
Në emër të familjes së Plakut të pranishmit i përshëndeti djali i heroit, Arsim Gashi, i cili tha se me promovimin e kësaj pulle postare po nderohet lufta çlirimtare e UCK-së./
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin