Google ADS

Heroi Afrim Bunjaku nderohet në Ambasadën në SHBA, i pranishëm edhe Walker

15:42 | 30 Shtator 2023
E.K

Është nderuar rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku në Ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë përkujtimore të heroit i cili u vra nga grupet terroriste serbe ishte i pranishëm edhe miku i madh i Kosovës, Ambasadori William Walker, përcjell Arbresh.info.

“Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar veprën heroike të Rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të ligjit, rendit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në nderim të Heroit Afrim Bunjaku, Ambasadën e Kosovës e ka vizituar edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Gjeneral Major Arben Kingji dhe Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati./Arbresh.info


Të ngjashme