Google ADS

Heqja e vizave të Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, Aliu e falenderon presidenten Osmani

11:29 | 11 Janar 2024
R J

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani në lidhje me heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën.

“Faleminderit Presidente Vjosa Osmani-Sadriu
Shprehim falënderimin tonë ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila, gjatë takimit me Lartëmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka paraqitur propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe ky propozim tashmë është jetësuar.
Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar, për bashkëpunimin e tyre në kuadër të COP28 dhe për identifikimin e projekteve të mëdha të përbashkëta, duke synuar thellimin e bashkëpunimit tonë edhe më tej”, shkruan Aliu në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme