Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Kurti: E padrejtë dhe dekurajuese

12:15 | 23 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit. Japim qëndrimin tonë dhe qëndrimi jonë nuk mund të jetë i ndryshëm. Ajo çka ka thënë presidentja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është qëndrimi i përbashkët i institucioneve tona.”, ka thënë Kurti para medieve.

Ndryshe, Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme