Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’i hequr vizat serbëve të Kosovës.
Në një prononcim për Arbresh.info, Kadrijaj tha se për të kjo është një absurditet.
“Të jepen vizat për disa pasaporta ilegale që lëshohen në Beograd, për mua është një absurditet sepse këtë qytetarë lehtësisht kanë mund të pajisen me pasaporta të Kosovës, ndoshta kanë edhe shtetësi të Serbisë i kanë dy mundësi dy variante. Të ju hiqen vizat pa asnjë kriter për mua është një absurditet”, tha deputetja.
Sipas saj, Kosova ka investuar shumë në integrimin e minoriteteve, dhe minoritetet është dasht t’i mbajnë pasaportat e Kosovës në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm.
Kadrijaj theksoi se Qeveria e Kosovës nuk bën sa duhet, dhe se duhej të lobonte më shumë para se të ndodhte kjo.
“Kjo qeveri që s’po bën asgjë është dasht të lobojë para se me ndodh kjo, të lobojë sepse fokusi i Kosovës është që t’i integrojë minoritetet, unë mendoj që Kosova është njëri ndër vendet që ka integru më së shumti se krejt vendet e tjera dhe minoritetet kanë më së shumti të drejta se krejt minoritetet e tjera në rajon dhe më gjerë”, u shpreh deputetja e AAK-së.
Gjithë këtë, Kadrijaj e sheh si një dështim të kësaj qeverie.
“Kjo është një dështim i kësaj qeverie, është një dështim i diplomacisë, në mënyrë që t’i bind vendet e BE-së që qytetarët dhe serbët mund të pajisjen me pasaporta të Kosovës dhe jo me ndodh një gjë e tillë”, përfundoi Kadrijaj.
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit. Japim qëndrimin tonë dhe qëndrimi jonë nuk mund të jetë i ndryshëm. Ajo çka ka thënë presidentja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është qëndrimi i përbashkët i institucioneve tona.”, ka thënë Kurti para mediave.
Të hënën, Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri.
Me të përfundojnë të gjitha proceset legjislative.
Pasi të hyjë në fuqi – gjë që pritet të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së – vendimi do të fillojë të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë”, thuhet në deklaratën e BE-së./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...
LDK-ja me video ironizuese për çmimet: Mos ja bo vetes rrafs...
Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë,...
Kore e Jugut, Presidenti Yoon shpall vendosjen e gjendjes së...
Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takon Presidentin e ri të KE...
Reportazhi i BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër ...