Heqja e vizave për serbët e Kosovës nga Këshilli i Bashkimit Evropian ka ngjallur reagime të shuma.
Politologët e kanë parë këtë si goditjen më të rëndë që i është bërë Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë.
Kështu thotë njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi për Arbresh.info.
“Vendimi i BE-së për heqjen e vizave për serbët e Kosovës është goditja më e rëndë që iu ka bërë Kosovës nga shpallja e Pavarësisë. As Serbia nuk ka bërë dëm më të madh se sa ky vendim. Që i bie se Kosova është me një stabilitet me dy kuptimësi, për shqiptarët është e pavarur, për serbët e Kosovës nuk është patjetër e pavarur”, thotë Arifi.
Sipas tij, është njëfarë lloj autonomie jo vetëm, kulturore por edhe me elementare të fuqishme politike.
Arifi, thekson se beteja tanimë ka humbur, dhe krejt çfarë mund të bëj Qeveria e Kosovës është të ankohet.
“Qeveria krejt çka mundët ta bëj është vetëm ë ankohet, këtë punë di ta bëj shumë mirë pra Kosova është shumë vonë, bëtaja është dashur të behej para se merrej vendimi jo pasi të merrej vendimi. Dhe mendoj ë ndoshta kjo është kulturë e qeverisë së Kosovës më shumë të jetë reaktive sesa proaktive”, thekson analisti.
Arifi mendon se kjo betejë është e humbur lufta vazhdon ne duhet të përgatitemi edhe për bëtaja ndoshta edhe më të vështira diplomatike dhe pulitke në të ardhmen
Edhe për Visar Xanin, heqja e vizave për serbët e Kosovës është një dëmtim i imazhit për vendin tonë.
“Heqja e vizave për serbët e Kosovës është një veprim që be e ka bërë duke avancuar të drejtat e serbëve në një farë mënyre dhe legjitimuar veprimet ilegale dhe paraleleje që Serbia vazhdon ti bëj në Kosovë”, thotë Xani.
Ai thotë se ky vendim në të ardhmen mund të sjell pasoja.
“Prandaj nga ky aspekt konsideroj që është një dëmtim i mazhit të shtetndërtimit të Kosovës dhe në këtë mënyrë e cenon edhe autoritetin e Kosovës prandaj konsideroj që be më shumë këtë hap e ka bë këtë politik dhe që edhe për të ardhmen mund të sjell pasoja dhe njëfarë mënyre duke bërë diskriminim pozitiv për komunitetin serb anën tjetër duke e dëmtuar shtetësinë e Kosovës dhe njohjen e autoritet qendror të Kosovës”, shprehet Xani.
Lidhur me këtë të martën për Arbresh.info edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për t’i hequr vizat serbëve të Kosovës.
Në një prononcim për Arbresh.info, Kadrijaj u shpreh se për të kjo është një absurditet.
“Të jepen vizat për disa pasaporta ilegale që lëshohen në Beograd, për mua është një absurditet sepse këtë qytetarë lehtësisht kanë mund të pajisen me pasaporta të Kosovës, ndoshta kanë edhe shtetësi të Serbisë i kanë dy mundësi dy variante. Të ju hiqen vizat pa asnjë kriter për mua është një absurditet”, u shpreh deputetja.
Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit. Japim qëndrimin tonë dhe qëndrimi jonë nuk mund të jetë i ndryshëm. Ajo çka ka thënë presidentja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është qëndrimi i përbashkët i institucioneve tona.”, ka thënë Kurti para mediave.
Të hënën, Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Vendimi u mor në nivel të ministrave të Jashtëm në mbledhjen e fundit të këtij semestri.
Me të përfundojnë të gjitha proceset legjislative.
Pasi të hyjë në fuqi – gjë që pritet të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së – vendimi do të fillojë të zbatohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë”, thuhej në deklaratën e BE-së./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut