Heqja e vizave për Kosovën, ambasadorja izraelite jep detaje

20:05 | 29 Janar 2024
E.G

Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka thënë heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli është zhvillim pozitiv.

Me anë të një postimi në “X”, Ziv ka thënë se kjo ndodh në më pak se tri vjet nga njohja e Kosovës nga Izraeli, shrkuan Arbresh.info.

“Më pak se tre vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ziv në platformën X.

Ndër të tjera, ambasadorja izraelite ka thënë se qytetarët e Kosovës do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.

“Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi”, ka shtuar ajo.

“Shpresoj që ky moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë edhe më tej bashkëpunimin në rritje midis shteteve tona dhe do t’i afrojë qytetarët tanë edhe më shumë”, ka shkruar më tej ambasadorja e Izraelit në Kosovë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Osmani: Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Të ngjashme