Shumë njerëz pas moshës 50 vjeçare provojnë kriza hemorroidesh. Ato shpesh shkaktohen nga shtimi i peshës apo kapsllëku kronik, por edhe shtatzënia mund të jetë shkaktar i shpeshtë i paraqitjes së tyre. Por shumë persona nënvleftësojnë efikasitetin e rregullave higjienike-dietetike, të cilat janë tepër të rëndësishme.
Hemorroidet, janë vena të zgjeruara në pjesën e anusit dhe rektumit. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe ënjtje (edemë). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, lodhja e tepruar, fërkimi, ose pastrimi përreth zonës së anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji, apo kruarje e cila mund të bëhet një rreth vicioz shenjash. Mukusi i tepërt gjithashtu mund të shkaktojë kruarje.
Dietat e varfra në fibra, mungesa e aktivitetit fizik, vështirësitë në jashtëqitje, diarreja, apo kapsllëku janë ndër faktorët që ndikojnë në formimin e hemorroideve.
Për të shmangur formimin e tyre, apo parandaluar rishfaqjen në momentin që i kemi trajtuar, duhet të jemi të kujdesshëm me ndjekjen e një stili të shëndetshëm jetese, veçanërisht kundrejt ushqimeve që përzgjedhin të konsumojmë gjatë ditës, përdorimit të lëngjeve, si dhe aktiviteti fizik.
Duhet të hani fibra dhe pini ujë
Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qëllim të lehtësojë simptomat, por janë të rëndësishme masat parandaluese për formimin e tyre.
Mënyra e përshtatshme e ushqimit mund të ndihmoj në kontrollimin e ndezjeve dhe dhimbjeve tek hemorroidet. Fibrat janë të domosdoshme për tranzitimin e ushqimit në zorrë, çka do të thotë që në çdo vakt të hani zarzavate.
Konsumimi i bollshëm i ujit ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes, me ç’rast ndihmon në zbrazje të rregullt dhe në mos ngacmimin e hemorroideve.
Në rast se keni problem me hemorroide, atëherë duhet t’iu shmangeni ushqimeve pikante (djegës), pasi që mund të jenë shumë irrituese.
Përveç kësaj, dhimbja dhe ngacmimi mund të rriten edhe nga konsumimi i madh i lëngjeve dhe ushqimeve që përmbajnë kofeinë, siç janë kafeja, çokollata, coca-cola dhe kakao.
Përdorimi i një laksativi të butë
Është e rëndësishme, që kur shfaqet gjakderdhja, të shikoheni nga mjeku, pa marrë parasysh që bëhet fjalë “vetëm” për hemorroidet.
Në shumicën e rasteve, hemorroidet (qofshin të brendshme ose të jashtme) mund të kurohen në shtëpi, duke ndjekur disa rregulla të thjeshta.
Tretësira yndyrore e vitaminës E (për përdorim të jashtëm) mund të ndihmojë në qetësimin e tyre, lubrifikon dhe favorizon çikatrizimin e plagës. Atë mund të aplikoni në vendin ku janë të paraqitura me anë të fashës apo pambukut.
Disa persona mund të kenë reaksion alergjik në tretësirën yndyrore të vitaminës E. Duke pasur parasysh këtë fakt, është mirë që një herë të testoni një pjesë të vogël të pjesës së brendshme të dorës dhe të përcillni 24 orë paraqitjen e ndonjë reaksioni.
Në rast se keni dhimbje apo gjakderdhje, atëherë duhet të paraqiteni tek mjeku.
Ushqimi i rekomanduar:
Është e mundur të parandalohen hemorroidet (ose përkeqësimi i të njëjtave) duke ndjekur disa rregulla të thjeshta të sjelljes.
Drithërat integrale, fibrat (pemët, perimet dhe bathët (bishtajat, bizelja etj), konsumimi i bollshëm i ujit dhe largimi nga specat e djegës.
Shtimi i një luge të drithërave integrale të papërpunuara në shujtat tuaja tri herë në ditë mund t’ju ndihmoj në mirëmbajtjen e punës së zorrëve, por edhe shtimi i sasisë së ujit dhe perimeve ndihmojnë shumë.
Ata që përdorin fitoterapinë, mund të përdorin bimët e pasura me “flavonoide”, të cilat tonifikojnë venat dhe janë anti-inflamatore.
Këshilla të tjera:
Shmangni qëndrimin ulur shumë gjatë, shkoni në banjë sapo të ndjeni stimulin pa u sforcuar dhe shtyrë, dhe bëni aktivitet fizik, sepse ndihmon në mbajtjen e traktit të tretjes në gjendje të mirë dhe mban peshën nën kontroll. Pesha e tepërt, në fakt, rëndon në pjesën e poshtme të venave. /Telegrafi/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...