Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një komunikatë lidhur me furnizimet me barna që ka bërë në Kaçanik DHE Han të Elezit, komuna në të cilat dyshohet se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.
Sipas MSh-së, komunat si Vitia e Ferizaj, janë në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar Hanin e Elezit për ta tejkaluar këtë situatë.
“Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë gjeni furnizimet që ka bërë MSh’ja me SHSKUK’në në këto komuna:
Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)
1. Ringer sol 500 copë
2. NaCl 500ml 700 copë
3. Kanilla 22G 1000 copë
4. Hyoscine amp. 120 copë
Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)
1. NaCl 500ml 500 copë
2. Hyoscine amp. 60 copë
3. Metoclopramide amp. 150 copë
Komunikata e plotë:
Njoftim nga MSH-së dhe ShSKUK
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.
Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kacanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK.
Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)
1. Ringer sol 500 copë
2. NaCl 500ml 700 copë
3. Kanilla 22G 1000 copë
4. Hyoscine amp. 120 copë
Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)
1. NaCl 500ml 500 copë
2. Hyoscine amp. 60 copë
3. Metoclopramide amp. 150 copë
Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë. /arbresh.info/
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...