Helmimi i 215 qytetarëve në një nga lokalet ku shërbehen ushqime të shpejta në Malishevë në fillim të muajit tetor, ngriti dyshime për cilësinë e ushqimit që servohet në të gjitha lokalet ku shërbehet ushqimi në Kosovë dhe mungesën e inspektimit.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, (AUV) thonë se aktualisht kanë gjithsej 132 Inspektorë në të gjitha sektorët.
Kështu bënë të ditur në një përgjigje për Arbresh.info nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht ka gjithsej 132 Inspektor në të gjitha Sektorët: ( Inspektoratin veterinar kufitar, Inspektoratin fitosanitar kufitar). Ndërsa në kontrollin e brendshëm ka: inspektoratin veterinar të brendshëm, inspektoratin fitosanitar të brendshëm dhe Sanitar). Inspektoratin e brendshëm e kemi të organizuar në Zyra Regjionale që AUV i ka gjashtë”, thotë Thaçi.
Ai thekson gjithashtu se kontrollin kufitar e realizojnë në pika kufitare dhe terminale doganore.
“Kontrollin kufitar e realizojmë në pika kufitare dhe terminale doganore, varësisht ku zhdoganohen mallrat. Gjithmonë prezent duhet të jenë dy inspektor”, pohon zëdhënësi i AUV-it.
Thaçi shprehet se ngarkesat të cilat hyjnë në Kosovë dhe me kod doganor janë të përcaktuar të kontrollohen nga AUV.
“Ngarkesat të cilat hyjnë në Kosovë dhe me kod doganor janë të përcaktuar të kontrollohen nga AUV. Ne ushtrojmë kontroll 100% secilën ngarkesë Ndërsa në kontroll të brendshëm”, thekson Thaçi.
Në situata normale sipas tij AUV i zhvillon duke u bazuar në planet nacionale për kontroll dhe mostrim.
“AUV inspektimet në situatë normale, jashtë incidenteve apo raportimeve të ankesave të konsumatorëve. I zhvillon bazuar në planet nacionale për kontroll dhe mostrim. Aty parashihen frekuencat e numrit të inspektimeve dhe frekuenca e marrjes se mostrave. Planet bazohen sipas vlerësimit të rriskut. Njëjtë qysh bëhen edhe në vendet e BE-së, është praktike e mirë e organizimit të ushtrimit të kontrolleve. E cila është vlerësuar se është funksionale dhe efikase në kontroll ushqimore. Përmes secilës krijohet kontroll dhe gjurmueshmeri e mirë që ofron siguri ushqimore për konsumatorë, ndaj secilit subjekt afarist i cili nuk i plotëson kriteret dhe kushtet minimale ligjore, për zhvillim të veprimtarisë qe ushtron”, shprehet ai.
Thaçi, shton se inspektorati përkatës i AUV-it ndërmerr masa ekzekutive, bazuar në të gjeturat faktike.
Pas rastit të fundit me helmim në Malishevë, ku numri i të helmuarave preki shifrën 200, Thaçi thotë se operatoret ekonomik nuk i kanë përmbushur kriteret minimale për zhvillim të veprimtarisë dhe ato janë mbyllur.
“Inspektorati përkatës i AUV ndërmerr masa ekzekutive (nxjerr urdhëresa, ndalon, konfiskon, asgjëson etj) bazuar në të gjeturat faktike. Ndërmerr veprime me mbyllje të përkohshme, mund të ndëshkoj me gjobë mandatorë ose inicion fletëparaqitje për gjykatë. Kjo gjithmonë dhe ekskluzivisht varet nga vlerësimi i ekipit inspektues apo inspektorit i cilin vepron në rast, si trup i pavarur. Për rastet qe ju keni pyetur inspektorët kanë se operatoret ekonomik nuk i kanë përmbushur kriteret minimale për zhvillim të veprimtarisë dhe ato janë mbyllur”, thekson Thaçi.
Megjithatë, i pyetur për numrin e gjobave, ai thotë se nuk kanë, deri në raportin final që bëhet në fund të vitit.
“Zhvendos frekuenca e kontrolleve në inspektime me frekuencë të shtuar për lokalet e gastronomisë të cilat shërbejnë ushqime të shpejta. Kjo masë është duke vazhduar në të gjithë Kosovën pa përjashtim. Të gjeturat finale apo statistikat për ketë aksion të inspektimeve nuk i kemi sepse jemi në proces. Por ka pas raste kur inspektoret kanë ndëshkuar dhe kanë mbyllur. Gjithmonë bazuar në të gjeturat faktike gjatë inspektimit. Numrin e gjobave nuk e kemi deri në fund të vitit kur nxjerrët raporti final. Lartësitë e gjobave përcaktohen me ligj”, shprehet ai.
Kaçaniku: E turpshme, e dhimbshme, e dënueshme
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku e cilëson të turpshme këtë që po ndodh me ushqimin nëpër lokale ku shërbehet ushqimi.
“Kjo që po ndodh është e turpshme, e dhimbshme, e dënueshme”, thotë Kaçaniku për Arbresh.info.
Sipas tij, helmimet po vazhdojnë, duke shtuar se problemi nuk qëndron vetëm te inspeksioni.
“Siç po shihet helmimet po vazhdojnë. Çdo vit po kemi helmime masovike. Dikush po ushqehet nga duart e qytetarit, konsumator taksapagues dhe po tallet me te duke ia rrezikuar shëndetin dhe jetën. Mendoj se problemi nuk qëndron vetëm te inspeksioni. Ai është më lartë dhe te dështimi i Sistemit të drejtësisë”, thekson ai.
Numri prej 132 inspektorëve, sipas tij, është i mjaftueshëm.
“Tani i kemi bashkë inspektorët në komuna me inspektorët qendror në AUV. Numri i inspektorëve është i mjaftueshëm”, shton Kaçaniku.
Ndryshe, më 13 tetor në Komunën e Malishevës 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit.
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pronarit të këtij ‘fast-food’ ku u helmuan 215 qytetarë.
Masa e paraburgimit të dyshuarit do t’i llogaritet nga 13 tetori./Arbresh.info/Kujtesa Berisha/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...