Qeveria e re si dhe shumica e re parlamentare duhet sa më shpejt ta përmbyllin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që një gjë është e sigurt se sa më shumë zvarritet ratifikimi i Marrëveshjes, aq gjatë do të duhet të presin qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Kështu ka deklaruar ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se njëkohësisht duhet vazhduar edhe lufta ndaj korrupsionit, pasi që, siç ka thënë ai, ofrimi i dëshmive për luftimin e kësaj dukurie negative është po ashtu një kriter i hapur për liberalizimin e vizave.
Diplomati i ri gjerman gjatë intervistës së parë për një medie në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës.
Heldt po ashtu ka thënë se të ftuarit nga Gjykata Speciale duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e Gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë.
“Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë mes të tjerash ambasadori Heldt.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” diplomati gjerman ka folur edhe për bashkimin e Gjermanisë, e cila ka ndodhur pikërisht më 3 tetor të vitit 1990, duke thënë se një bashkim i tillë para 27 vjetëve e ka arsyetuar premtimin për bashkimin e kontinentit tonë, që vlen edhe sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë