Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka treguar se është kthyer në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.
Heldt tha se aktualisht është në izolim dhe të hënën do ta kryej testin për Covid-19.
“Mbërrita mirë në Berlind. Aktualisht jam në vetizolim deri në testin e së hënës në mëngjes”, është shprehur Heldt.
Tutje, ai ka falëndëruar miqt e tij në Kosovë për përkrahjen që i kanë bërë ambasadorit në rrjetet Sociale.
“Cicërima e parë i dedikohet miqve në Kosovë, të cilët I falënderoj për përkrahjen në rrjetet sociale”, shkruan Heldt.
Ambasadori gjithashtu tha se punën e tij e ka bërë me krenari dhe se ka shijuar kohën sa ka qëndruar në Kosovë.
“Ende me emocione, falënderues dhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar. Thjesht bëra punën time me krenari, më pëlqeu dhe e shijova shumë”, shtoi Heldt./zyrtare/
https://twitter.com/cheldtberlin/status/1286723336907763712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1286723336907763712%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fzyrtare.net%2F2020%2F07%2Fheldt-ne-veteizolim-pas-kthimit-ne-berlin-te-henen-e-kryen-testin-per-covid-19%2F
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara