Ambasadori gjerman, Christian Heldt në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka thënë se përulen para të gjitha viktimave në Kosovë.
Ai përmes një postimi në tëitter ka shkruar se janë për një shtet demokratik dhe të pakorruptuar, shkuan arbresh.info.
“Në këtë ditë 21 vjet më parë, NATO i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Mirënjohës mbi 50 mijë ushtarëve gjermanë të cilët shërbyen në atë kohë. Përulem para të gjithë viktimave. Ata na kujtojnë se çfarë është përmbushur që nga ajo kohë, por gjithashtu obligimet që duhet të përmbushen.
Ne qëndruam dhe qëndrojmë për një shtet demokratik, multietnik, pavarësim të gjyqësorit, shërbimet publike të pa korruptuara për të gjithë qytetarët, ekonomi të lirë, politikë që i shërben vendit dhe njerëzve, media kritike të pavarura, liritë elementare, dhe jo një shtet si dhuratë për disa persona”, ka shkruar Heldt.
Për nder të 211 vjetorit të çlirimit të Kosovë në vend janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete.
Edhe Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancë solemne.
Pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës./arbresh.info/
Murati i kundërpërgjigjet Bajramit: A ka mbet dikush në LDK ...
KOSTT dhe ENTSO-E nënshkruajnë marrëveshje të re dyvjeçare
Hasani merr pjesë në takimin për luftimin e ISIS-it: Shqipër...
Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga...
Balotelli shumë afër nënshkrimit me klubin nga liga e tretë ...
Deputetët e PD i vunë zjarrin karrigeve në Kuvend, reagon Ed...