Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interesin për t’u përfshirë në projektin hekurudhor Durrës-Prishtinë.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë deklaratës për mediat me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron nga Tirana.
“Dhe pa hyrë në të gjitha planet e bashkëpunimit tonë bilateral, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën por edhe për rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë e cila është një element kyç i projektet të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve por në rajon dhe më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO për krahun ushtarak të portit të Durrësit, edhe Kosova do ndërtojë një port të thatë në Prishtinë. Ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve tona dhe që Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interesin të përfshihet qoftë me financimin qoftë dhe me ekspertizën”, tha Kryeministri Rama.
LEXO EDHE:
Rama me Cameron: Britania shprehu interes të përfshihet në projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë
Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili e ka falënderuar kryeministrin shqiptar për këtë projekt, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, për këtë hap të rëndësishëm drejt realizimit të projektit kombëtar të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.”, ka shkruar Aliu./Arbresh.info/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...