Hekurudha deri në Merdare e për në Durrës si dhe vazhdimi i autostradës për në Merdare, janë disa projekte të rëndësishme për të cilat pritet të flitet në takimin e liderëve kosovarë në Uashington me të caktuarin amerikan, Richard Grenell.
Sipas burimeve të afërta të portali arbresh.info se ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do të kërkojnë financa dhe kredi të buta.
“Hekurudha deri në Merdare, hekurudha për në Durrës, dhe vazhdimi i autostradës deri në Merdare janë projektet që kanë mu e fol në SHBA”, tha ky burim për arbresh.info.
Pas dështimit të takimit të paraparë në SHBA me 27 shtator, emisarit i presidentit Trump, Richard Grenell njoftoi për datën e re, e që u caktua 2 shtatori.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator”, kishte shkruar Grenell.
Se do të diskutohen temat ekonomike e ka konfirmuar edhe vet shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti.
“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, kishte deklaruar Hoti./arbresh.info/
Ministri Abrashi në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë prezanton projektet milionëshe
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...