Google ADS

Hazizi mesazh të rinjve: Nuk guxojmë që dështimi i shumë qeverive të kthehet në zhgënjim ndaj shtetit

19:51 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

I pari i Rinisë së Nismës Socialdemokrate Xhemajl Hazizi në një postim në profilin e tij të facbook-ut ka përcjellë një mori mesazhesh për Rininë e Kosovës.

Ai ndonëse i pajtuar me pakënaqësitë e shumë të rinjve ne lidhje me gjendjen e tyre me vend, e po ashtu i pajtuar edhe me dështimet e shumta të qeverive të ndryshme në lidhje me zhvillimin e shtetit, siç thotë ai, në të njëjtën kohe ai ka bërë apel tek të rinjtë e Kosovës që dështimi i shumë qeverive mos ti shndërroj përshtypjet e tyre edhe ne dështimin e shtetit.

Veç kësaj Hazizi u ka shpalosur edhe perspektiven dhe frymën e subjektit të cilin ai është pjese njëherë edhe i pari i Rinisë.

Por në fund fare kreu i Rinisë së Nismës Xhemajl Hazizi, nuk ka lënë pa e propozuar Liderin e tij Fatmir Limajn si alternativa e vetme për Kryeministër.

Ky është postimi i plotë i tij.

Nuk ka dështim që duhet të na zbehë ëndrrën për një Kosovë ashtu siç e duam.

Nëse futemi në rrafshin komparativ dhe shikojmë se ku qëndrojmë si shtet në raport me pritshmëritë është e vërtetë se diskrepanca do të na del si rezultat përfundimtar.

Kosova është përshkuar nga një tranzicion i stërzgjatur, trazicion i cili ka bërë që procesi i konsolidimit të shtetësisë tonë të mos rrumbullakoset në kohë.

Se a ka qenë i qëllimshëm tranzicioni, a e ka orkestruar një gjë të tillë ndonjë grupacion a individ i caktuar? Kjo mbetet të shihet në të ardhmen.

Ne si rini e vendit tonë duhet të jemi të vetëdijshëm se gjaku i Dëshmorëve është ende i njomë. Dhe pikërisht sakrifica e tyre më sublime, jo vetëm që duhet të na mbaj të gatshëm për t’i shërbyer vendit në çdo moment kur ka nevojë, por duhet të na shërbej edhe si fakt se kur të është në pyetje ATDHEU gjithçka tjetër në raport me të është irelevante.

Migrimi është trend global, një proces i tillë shoqëror nuk është se e përcjellë vetëm vendin tonë. Sepse arsyet e tij e dimë se janë të ndryshme.

Por zhgënjimi ndaj qeverive që kanë udhëheqë me vendin tonë, nuk guxon që me u transformu në zhgënjim ndaj shtetit tonë.

Pikërisht rinia duhet ta marrë iniciativën për ndryshim, nëse jemi të zhgënjyer me qeveritë duhet t’i ndëshkojmë ato, pra pushtetin e jo shtetin.

Apatia qytetare tashmë është bërë pjesë qenësore e shoqërisë tonë. Ne më nuk po reagojmë për shtrenjtimin e rrymës, nuk po reagojmë për shtrenjtimin e produkteve elementare thjesht më një lloj dorëzimi të padrejtë ndaj pushtetit jemi duke e bërë.

Po e quaj të padrejtë sepse, për këtë pushtet vendosim pikërisht ne, legjitimetin e kemi ne për të vendosur këtë mundësi na garanton demokracia.

NISMA Socialdemokrate si parti me profil të majtë ideologjik posedon program të qartë politik për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe në të njëjtën kohë programi ynë qeverisës është në shërbim të krijimit të shtresës së mesme shoqërore.

Të gjithë të rinjve të vendit tonë u bëj ftesë që t’i bashkohen vizionit tonë socialdemokrat dhe  transformimet progresiste në vendin tonë t’i bëjmë së bashku.

Përveç programit tonë qeverisës Nisma Socialdemokrate udhëhiqet nga një lidership me në krye z. Fatmir Limaj i cili deri më sot të gjitha veprimet politike që i ka bërë kanë qenë në shërbim të Atdheut.

Me Fatmir Limaj Kryeministër vendi ynë do të arrinë zhvillimin e merituar.

#NismaeRinisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme