Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar për vizitën që i është bërë kësaj komune nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe krerët e IKSHP-se dhe SHSHUK-së, gjatë ditës së sotme.
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo nuk është vizitë kurtuazi, por është solidaritet për Gjilanin. Prandaj,për cka edhe i falënderon shumë.
Kjo sipas tij, është një mbështetje e madhe për komunën e Gjilanit.
“Në ditët e vështira që i kemi kaluar bashkë, kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë. Vizita e ministrit Armend Zemaj, drejtorit të IKSHP, Naser Ramadani dhe drejtorit të ShSKUK, dr. Valbon Krasniqit, nuk është vizitë kurtuazi, por është solidaritet për Gjilanin. Prandaj, i falënderoj shumë. Kjo është një mbështetje e madhe për komunën tone”, ka shkruar Haziri./arbresh.info
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...