Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke i komentuar rezultatet e publikuara nga Exit Poll në Klan Kosova, ka theksuar se janë duke i pritur rezultatet zyrtare të publikuara nga KQZ.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se rezultati mund të përmbyset dhe se, sipas tij, qendrat e mëdha janë determinuese për përcaktimin e fituesit.
“Rezultati duhet të jetë nga kutitë e votimit. Besojmë shumë shpejt se për disa orë Kosova do t’i ketë rezultatet preliminare”, ka shtuar ai.
Haziri ka theksuar se me PDK-në nuk e kanë ndërmend me ndërtua asnjë formë bashkëpunimi, duke shtuar se “ata janë treguar mosmirënjohës”.
“Në rolin tonë do ta definojmë qartë, pasi ta kemi rezultatin real. Vijat tona janë të tërhequra pas procesit zgjedhor. Nuk bohet fjalë për asnjë mundësi me bashkëpunua”, ka theksuar ai.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...