Google ADS

Haziri: Zhvillmet e ditëve të ardhshme do të jenë shokuese

20:55 | 22 Tetor 2023
E.G

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri ka reaguar pas vizitës së djeshme të pesëshes diplomatike në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri tha se zhvillimet e ditëve të ardhshme do të jenë edhe më shokuese për besimtraët e të majtës së kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit duhet t’i  organizojnë zgjedhjet në katër komunat veriore të Mitrovicës dhe të shkruajnë draft-statutin e Asociacionit menjëherë.

“Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit. Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit

Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).

Kur?

Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza!
Zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti!/Arbresh.info/

Të ngjashme