Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës për Telegrafin, ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Haziri ka thënë se e kanë një marrëveshje brenda LDK-së që deri në maj të 2019-ës, askush mos të shpalos kandidaturat për kryetar të LDK-së.
“Kemi pajtueshmëri të brendshme që deri në maj të vitit 2019 mos me pas zgjedhje në LDK, marrëveshja është që deri në maj mos me pas kandidatura”, u shpreh Haziri.
Ai më tej tha se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë ndryshime të mëdha në lidership dhe udhëheqje të LDK-së.
Duke folur rreth kandidaturës së tij, Haziri tha se do ta respektojë marrëveshjen e bërë brenda LDK-së, mirëpo nuk e mohon kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.
“… natyrisht që emri im është lakuar në disa raste dhe normalisht që unë do të jem”, tha ai.
Haziri shtoi se në LDK nuk do të ndodhin më ato problemet që kanë ndodhur në vitin 2006.
“E kemi kaluar krizën politike ka qenë gabim kardinal thyerja e brendshme në 2006. Ai çmim është paguar. Në LDK nuk ndodhin më çështje të tilla dhe LDK ka me dalë më e unifikuar sepse ne mbetemi parti e shpresës për këtë vend”, tha Haziri.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...