Haziri: Votova kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit, duhet të luftojmë për mendim ndryshe

23:13 | 24 Qershor 2020
L G

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka votuar kundër shkarkimit të ish-nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga të gjitha pozitat e saj në parti.

Haziri tha se këtë veprim e ka bërë duke thënë se duhet që brenda partisë të luftohet edhe për mendim ndryshe.

“Kam votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit. Duhet të luftojmë për mendim ndryshe”, është shprehur Haziri te Cim Peka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme