Kreu i komunës së Gjilani, Lutfi Haziri ka vizituar sot komunën e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se bashkëpunimi 17 vjeçar mes këtyre komunave sot ka kulmuar me binjakëzimin e tyre, raporton arbresh.info.
“Pasdite fantastike në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi 17- vjeçar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës, sonte kulmoi me binjakëzim. Faleminderit kryetarit të kësaj Komune, mikut tim, Maksim Damianovski, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi pasur ndër vite. Binjakëzimi nënkupton afrim edhe më të madh mes vete, pasi që jemi bërë shembulli më i mirë i realizimit të projekteve të përbashkëta komunitare. Shihemi nesër në ceremoninë zyrtare”, ka shkruar Haziri./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...